MSH jep detaje shtesë rreth situatës aktuale me koronavirus

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se rritja e rasteve me COVID-19 është duke u përcjell me një shkallë gati të njëjtë të shtrimeve në spital, sikur vala e kaluar gjatë muajit janar të këtij viti.

Përmes një njoftimi për medie nga ministria kanë bërë të ditur se në janar, gjatë kohës kur ishin mbi 1500 raste ditore me COVID-19, kishte mbi 90 pacientë të shtruar në spitale.

“Kur në janar kaluan 1,500 raste ditore të COVID-19, kishte mbi 90 pacientë të shtruar në spitale për trajtim nga COVID-19, duke arritur në 229 pacientë të shtrirë. Aktualisht në spitalet ton aka 95 pacientë që po marrin trajtim spitalor për COVID-19”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Në janar 2022 kishim valën e rritjes së rasteve të reja dhe hospitalizimeve nga COVID-19.

Rritja e rasteve tani po përcillet me shkallë gati të njëjtë të shtrimeve në spital sikurse vala e kaluar.

Kur në janar kaluan 1,500 raste ditore të COVID-19, kishte mbi 90 pacientë të shtruar në spitale për trajtim nga COVID-19, duke arritur në 229 pacientë të shtrirë. Aktualisht në spitalet ton aka 95 pacientë që po marrin trajtim spitalor për COVID-19.

Ndihmo në përballimin e valës së re të COVID-19!

#Vaksinohu