MSh publikon raportin e fundit për koronavirus në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin 24-orësh mbi gjendjen epidemiologjike në vend.

Sipas këtij raporti, janë shënuar 21 raste të reja dhe 22 persona janë shëruar.

Gjatë kësaj periudhe kohore, asnjë person me COVID-19 nuk e ka humbur jetën.