Muhamet Brajshori mbërrin në Tajlandë për të marrë detyrën e re si ambasador i Kosovës

Muhamet Brajshori është caktuar ambasador i Kosovës në Tajlandë dhe për rajonin aziatik.

Lajmin e ka publikuar Ambasada e Kosovës në Bankok përmes një postimi në Tëitter duke thënë se Brajshori ka arritur atje për të marrë detyrën e re, njofton Klan Kosova.

“Ambasadori i caktuar @mbrajshori ka mbërritur në Bangkok për të marrë detyrën e tij si Ambasadori i parë i # Kosovës në Tajlandë dhe rajonin e #Azisë”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq për përgjegjësinë e re vetë Bajshori ka shkruar se e pret me padurim dhe emocion kohën që do të shërbejë atje.

“Pres me padurim dhe i emocionuar që në #Bangkok për të çuar përpara lidhjet e # Kosovës me vendet #Tailandës dhe #Azisë”, shkroi ai.