Muja i mëshoi çeritifikuesit të MINT me Nismë, gruaja e tij ishte avancuar në po atë ministri në kohën e Nismës

Incizimi i publikuar sot që tregonte për presionin publik ndaj një çertifikuesi brenda ministrisë së Tregtisë (MINT) për të çertifikuar një pagesë të grurit që ende nuk dihej nëse kishte ardhur i ka kushtuar këtij të fundit me etiketime nga njerëz të pushtetshëm. Më i rëndi (të paktën deri tash) ishte Armend Muja. Por, del se edhe gruaja e tij punon në po të njëjtin vend pune dhe ka punuar edhe derisa kjo ministri drejtohej nga Nisma për Kosovën.

Muja në postimin e tij në Facebook, për të mbrojtur partinë, thjesht e etiketon si “ish funksionar të Nismës” çertifikuesin brenda Mininistrisë por pa folur në lidhje me skandalin e grurit. Ndërkaq për Nismën thotë se është e “çertifikuar për punësime partiake e familjare”.

Deputetit Muja del se i punon gruaja pikërisht në Ministrinë në fjalë.

Bëhet fjalë për Arjeta Islami-Mujën, një ish-modele që punon tash e dhjetë vjet në këtë ministri. Gruaja e deputetit në fjalë kishte filluar punën në ministri si zyrtare e lartë prej janarit të vitit 2013.

Siç mësohet nga të dhënat publike, znj. Islami-Muja është Udhëheqëse e Divizionit për Integrime Evropiane brenda kësaj ministrie. Në këtë pozitë ajo ishte vënë pikërisht në kohën sa kjo ministri udhëhiqej nga Nisma për Kosovën në Qeverinë Haradinaj II (2017-2020).

Përveç në ministrinë e lartpërmendur, znj. Islami Muja ka punuar edhe në Ministrinë e Integrimit Evropian prej vitit 2010 e deri në vitin 2011./nacionale