Isa Mustafa i përgjigjet Faton Pecit: Kalamajtë Guxo kërkuan azil në Vetëvendosje

Ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, në një prononcim për Klankosova.tv, i është përgjigjur ministrit të Bujqësisë Faton Pecit, i cili sot përmes një reagimi shfaqi kritika ndaj tij.

Duke i quajtur ‘’kalamaj Guxo’’, Isa Mustafa i akuzoi ata se kanë dezertuar nga LDK-ja, duke kërkuar azil në Vetëvendosje vetëm për disa pozita, njofon Klankosova.tv.

”Të vetmen gjë që kanë guxuar dhe e kanë bërë këta kalamajtë Guxo është se kanë dezortuar nga LDK dhe për disa pozita kanë kërkuar azil në Vetëvendosje”.

”Ky është guximi, kontributi, trimëria dhe ligësia e tyre”.

”Kurse unë do të vazhdoj të shpreh qëndrimet dhe mendimet pa marrë parasysh se po tmerrohen kuislingët”.