Mungesa e deputetëve të VV-së në kuvend, Çitaku: Papërgjegjësi e skajshme

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka kritikuar mazhorancën, pasi sot nuk arritën që të sigurojnë numrat për t’i miratuar nismat ligjore.

Çitaku tha se një parti që ka fituar mbi 50 për qind të votave dhe dështon në mënyrë të vazhdueshme të sigurojë shumicën në kuvend, shfaq papërgjegjësi të skajshme.

“Puna e parë dhe kryesore e deputetëve është miratimi dhe inicimi i nismave ligjore. Jo hajt pak. Jo deklarimet jashtë rendit të ditës. Jo shoë”, tha Çitaku.

Në lidhje me mungesën e deputetëve të mazhorancës ka reaguar edhe kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca, i cili tha se “qysh po e shoh këtë sjellje të papërgjegjshme të disa deputetëve unë nuk mendoj që kjo legjislaturë e meriton të vazhdojë”.