Mungesa e kuorumit, seanca e Kuvendit të Kosovës vazhdon të mëkurën

Kuvendi i Kosovës ka mbyllur punimet për ditën e sotme.

Për shkak të mungesës së kuorumi nuk është arritur që të votohet propozimi për shkarkimin e Bordit Rregullativ të Auditorit të Hekurudhave.

Me këtë rast, kryesuesja e seancës së Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci tha se seanca përfundon për sot.

“Në pajtim me shefat e grupeve parlamentare do të vazhdojmë këtë seancë të mërkurën nga ora 13:00”, tha Bogujevci.