Mungesë municionesh, Ukraina tërheq trupat nga Avdiivka

Trupat ukrainase janë tërhequr nga qyteti lindor Avdiika, në mënyrë që të shmangin rrethimin e forcave ruse. Moska e konsideroi këtë një fitore të rëndësishme, por pretendon se disa trupa ukrainase janë ende të strehuar në një fabrikë të gjerë të epokës sovjetike pas një prej betejave më intensive.

“Po merren masa për të pastruar plotësisht qytetin dhe për të bllokuar njësitë ukrainase që janë larguar nga qyteti dhe janë të vendosura në Uzinën e Koksit dhe Kimikës Avdiivka”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes ruse, Igor Konashenkov.

Rusia kishte marrë rreth 32 kilometra katrorë (12 milje katror) territor mes humbjeve të mëdha për Ukrainën. Avdiivka, e cila kishte një popullsi të paraluftës prej rreth 32,000 dhe u pushtua në vitin 2014 nga separatistët e mbështetur nga Moska, të cilët kapën një pjesë të Ukrainës lindore, por u rimorën nga trupat ukrainase që ndërtuan fortifikime të gjera.

Shtëpia e Bardhë tha se tërheqja e ushtrisë ishte detyruar nga pakësimi i furnizimeve si rezultat i mosveprimit të Kongresit. Me tërheqjen nga ky qytet në lindje, Kievi i ka dhënë fitoren më të madhe simbolike Rusisë, pas dështimit të kundërofensivës së Ukrainës verën e vitit të kaluar.

Marrja e këtij qyteti është fitimi më i madh i territorit për forcat ruse që kur ato morën qytetin lindor të Bakhmutit majin e kaluar dhe kjo fitore po ndodh pak para përvjetorit të dytë të nisjes së pushtimit rus të Ukrainës. Pas dështimit të Ukrainës, Moska është përpjekur të shkatërrojë forcat ukrainase ashtu si Kievi mendon një mobilizim të ri të madh.

Ndërkaq menjëherë pas tërheqjes së trupave forcat ukrainase zmbrapsën një ofensivë ruse në frontin jugor. 18 automjete duke përfshirë tre tanke u shkatërruan dhe se rusët u tërhoqën në pozicionet e tyre të mëparshme. Zaporizhzhia u bë fokusi kryesor i kundërofensive ukrainase në verën e vitit 2023, megjithëse nuk pati përparime të rëndësishme dhe vetëm disa vendbanime u çliruan.

Klan News