Tërhiqet Haxha, i kërkon fajle deputetes së PDK-së

Ish-shefi i Post Telekomit, Shyqeri Haxha përmes facebookut i ka kërkuar falje publike deputetes së PDK-së Blerta Deliu-Kodrës.

Kjo kërkim falje e Haxhës, vjen pas akuzave që ky i fundit i bëri dje në komisionin hetimor parlamentar për PTK-në.

Haxha ishte në cilësinë e dëshmitarit i ftuar dje në komision, për të dëshmuar rreth gjendjes në PTK dhe kontratës me Z-Mobile.

Haxha që ishtë dëshmitar nën betim, ka akuzuar deputeten Blerta Deliu-Kodra që është edhe anëtare e këtij komisioni se i ka kërkuar që të punësojë njerëz në PTK.

Deputetja i tha atij se do ta padis për shpifje pasi që asnjëherë më parë ajo nuk e ka takuar ish-shefin e Post Telekomit të Kosovës.

Statusi i Haxhës në Facebook:

“I kërkoj falje deputetes Blerta Deliu – Kodra rreth deklaratës së djeshme në Komisionin Hetimor në lidhje me gjendjen në PTK dhe Vala. Kam respekt për deputeten dhe deklarata ime ka qenë nen efekt dhe si të tillë e tërheq atë deklaratë.”