Munich: Gucati vizitë në Konsullatën e Republikës së Kosovës

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati ka vizituar sot Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Munich të Gjermanisë.

Përmes një postimi në Facebook, Gucati ka falënderuar Konsullin e Përgjithshëm Afrim Nura dhe Konsullin Labinot Gucati për pritjen që i kanë bërë.

“Vizitë në Mynih Konsullata e Përgjithshme e RKS-se. Faleminderit për pritjen nga Konsulli i Përgjithshëm z. Afrim Nura dhe nga Konsulli z. Labinot Gucati”!, ka shkruar tutje ai.

Ndërkohë, në një prononcim për Fokusi.info, Gucati ka thënë se përveç tjerash, me Konsullin e Përgjithshëm kanë biseduar rreth lehtësimit dhe ndihmesave në dokumentacion, për veteranët e luftës që jetojnë në Gjermani, përkatësisht në Republikën e Bajernit./Fokusi.info/