Murali i Donald Trump në Lupç të Podujevës

Në një mural në fshatin Lupç të Poshtëm të Podujevës mund të shihet presidenti amerikan Donald Trump pranë kokës së një lope. Kjo me gjasë përbën tallje me presidentin amerikan, shkruan indeksonline.

Aty shihet që presidenti që i flet një lope me shumë seriozitet pranë mikrofonit, e lopa nuk do të dëgjojë atë se çfarë e thotë Trump sepse më kot Trump i flet lopëve. Kush janë këta lopë dhe pse Trump aq i emocionuar i flet lopës e cila as që mërzitet për monologun e tij?

Kjo mund të përbëj fyerje edhe për elektoratin konservator republikan të presidentit Trump që duket se është portretizuar nga lopa në fjalë.

Nuk dihet as autori i këtij murali dhe pse është vendosur numri 1455 prapa emrit të fshatit Lupç i Poshtëm.