Votat nga jashtë për komunat veriore, hapet afati për regjistrim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se këtë të shtunë ka filluar periudha e aplikimit për regjistrim për votim jashtë Kosovës për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar në komunat veriore.

Afati i aplikimit për këtë periudhë do të përfundojë më 30 nëntor 2022 dhe vlen për komunat Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok.

“Gjatë kësaj periudhe, shtetasit e Kosovës që jetojnë jashtë Republikës së Kosovës mund të aplikojnë për regjistrim për të votuar përmes postës për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar në këto katër komuna”, thuhet në kumtesë, transmeton Klankosova.tv.

“Gjithashtu, edhe ata/ato që nuk kanë shtetësinë e Republikës së Kosovës, por që kanë të drejtë të jenë shtetas të Republikës së Kosovës, sipas Ligjit për Shtetësi, mund të aplikojnë”.

Votimi mund të bëhet duke klikuar: KËTU!