Murati: 28 Nëntori përfundimisht konsolidoi kombin shqiptar në mesin e kombeve të botës

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati theksoi se 28 Nëntori 1912 është kulmim i përpjekjeve të shumta e shumëvjeçare të shqiptarëve për liri. 28 Nëntori përfundimisht konsolidoi kombin shqiptar në mesin e kombeve të botës, shkruan Fokusi.info.

Postimi i plotë:

28 Nëntori 1912 është kulmim i përpjekjeve të shumta e shumëvjeçare të shqiptarëve për liri. 28 Nëntori përfundimisht konsolidoi kombin shqiptar në mesin e kombeve të botës. Por njëkohësisht kombi ynë e vetë Shqipëria përgjysmua. Andaj ne si komb kemi ecur e nuk jemi ndalur në rezultatet e 28 Nëntori. Nuk jemi dorëzuar para furtunave të jetës. Kemi pësuar humbje, jemi rrëzuar, por prapë jemi ngritur. E kemi çliruar Kosovën, e jemi më të fortë se kurrë në ato troje ku kemi arritur të mbijetojmë. Stacioni tjetër është bashkimi me Kosovën i Kosovës Lindore dhe më pas bashkimi i Kosovës dhe i Shqipërisë. Kështu duke mos u ndalur në projektin tonë i shërbejmë lirisë e paqes jo vetëm tonës por të të gjithë njerëzve në Ballkan e botë. Urime gjithë shqiptarëve 28 Nëntori.