Osmani flet për mos prezencën e saj në mbledhjet e Kryesisë së LDK-së

Vjosa Osmani, kryetare e Kuvendit të Kosovës, thotë se që nga marsi nuk është ftuar në mbledhje e Kryesisë së ngushtë partisë dhe se ka dëgjuar nga mediat se LDK-ja do të formojë koalicion me AAK-në, Nismën dhe minoritetet.

Ajo thotë se edhe anëtar të tjerë kanë folur publikisht, nuk janë pajtuar, por janë ftuar në mbledhjet e kryesinë e ngushtë të LDK-së.

“Në Kryesinë e ngushtë të LDK-së nuk jam ftuar nga fillimi i marsit dhe kohëve të fundit aty janë marrë vendimet dhe më pas janë përcjell në Kryesi. Edhe të tjerët kanë folur publikisht, nuk janë pajtuar, por janë ftuar. E për një proces zgjedhor që unë e kam udhëheq, në emër të LDK-së nuk jam ftuar as unë as të tjerët që kanë qenë në listë. Unë, më 25 mars pas mocionit të mosbesimit, nga mediat kam dëgjuar që LDK-ja po shkon në koalicion me AAK-në, Nismën dhe minoritetet”, ka thënë ajo në KTV.