Një erë e fuqishme godet ambientet e një fabrike në Greqi – pamje drithëruese

Një kompani në Greqi ka publikuar pamjet të cilat thuhet se tregojnë momentin kur një tornado godet ambientet e saj.

Sipas disa mediave të cilat edhe i kanë transmetuar ato, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një erë e fuqishme e cila ka shkaktuar dëme jashtë ambienteve të fabrikës, përfshirë edhe automjetet e parkuara, të vendosura në zonën e fabrikës.

Siç thuhet tutje, videoja nga kamerat e fabrikës shoqërohet me tekstin e mëposhtëm:

“…ndihemi shumë me fat që edhe pse ishim të gjithë në fabrikë në atë kohë, dëmi është vetëm është simbolik”, thuhet të jetë thënë në përshkrimin e pamjeve.