Murati: Mbi 16 mijë familje kanë aplikuar për subvencionim të faturave të energjisë elektrike

Ministri i financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se mbi 16 mijë familje kanë aplikuar deri më tani për subvencionim të faturave të energjisë elektrike.

Ai u ka bërë thirrje të aplikojnë të gjitha familjet që kanë të ardhura mesatare mujore më pak se 150 euro për anëtar.

“Mbi 16 mijë familje kanë aplikuar deri më tani për subvencionim të faturave të energjisë elektrike. Inkurajohen të aplikojnë të gjitha familjet që kanë të ardhura mesatare mujore më pak se 150 euro për anëtar”, shkroi Murati në Facebook.

Po ashtu, Murati i ka inkurajuar që të aplikojnë familjet që kanë anëtarë me aftësi të kufizuara, që janë prindër vetushqyes, apo që janë pensionistë që jetojnë vetëm e pa përkujdesje.

Aplikimi do të jetë i hapur deri në fund të muajit shtator, dhe mund të bëhet online në formular.