Ndezin zjarrin në oxhak, merr flakë shtëpia

Një banesë është përfshirë nga flakët në një pallat në lagjen nr.4 në Sarandë.

Mësohet se flakët janë pasojë e ndezjes së zjarrit në oxhak për të bërë zgar nga familjarët.

Situata ka dal nga kontrtolli dhe është dashur ndërhyrja e shërbimit të zjarrfikëses për të vënë flakët nën kontrroll.

Pavarsisht se familja ka qenë e gjitha në banesë, ka pasur vetëm dëme të vogla materiale nga flakët.

/Ora News.tv/