Murati: Paramendoni se çfarë do të ndodh në veri kur të themelohet asociacioni

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati ka thënë se Serbia dhe komunat në veri të Kosovës nuk do të lënë mundësi pa shfrytëzuar pa e poshtëruar dhe nënçmuar republikën tonë, shkruan Fokusi.info.

“Paramendoni se çfarë do të ndodh kur të themelohet asociacioni, apo edhe ndonjë autonomi politiko-territoriale për serbët. Rruga për të dal dihet, kthimi tek ajo që po e proklamojnë si “projekt i vdekur”. Vetëm ripërcaktimi i kufijve e zgjidh problemin në mes të Kosovës dhe Serbisë, shton tutje Murati”.

Statusi i plotë i Valon Muratit:

Serbia dhe komunat në veri të Kosovës nuk do të lënë mundësi pa shfrytëzuar pa e poshtëruar dhe nënçmuar republikën tonë. Dhe në emër të Serbisë ky poshtërim e nënçmim ndodh nga njerëz që janë bartës të institucioneve të Kosovës dhe institucione që formalisht janë të Kosovës. Tash paramendoni se çfarë do të ndodh kur të themelohet asociacioni, apo edhe ndonjë autonomi politiko-territoriale për serbët. Rruga për të dal dihet, kthimi tek ajo që po e proklamojnë si “projekt i vdekur”. Vetëm ripërcaktimi i kufijve e zgjidh problemin në mes të Kosovës dhe Serbisë. Të gjitha variantet tjera, janë vazhdimi i vuajtjeve tona dhe vazhdim i poshtërimit të republikës sonë në veri të vendit. Përndryshe siç e kam theksuar edhe më herët, çdo jetë njeriu të ruhet është e rëndësishme në këto momente dhe bashkëpunimi në luftën kundër pandemisë do të duhej të ishte normalitet në mes të popujve e shteteve. Por Serbia nuk e lë pa dërguar mesazhe politike edhe në këto situata. E qeveritë tona fatkeqësisht çdoherë gjenden të befasuara nga këto mesazhe e veprime.