Selmanaj i LDK-së: Shumica e deputetëve të VV-së hapen xhirollogari për herë të parë kur u bënë deputetë

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj ka kritikuar deputetet e Lëvizjes Vetëvendosje, duke thëne që shumica e tyre punë të e kanë këtë parti.

Ai ka shtuar se në bazë të informatave që ai ka, janë 48 deputetë, prej të cilëve shumica janë nga LVV-ja, të cilët për herë të parë kanë hapur xhirollogari bankare kur janë bërë deputetë.

Më tej, sipas tij, kjo i bije që këta deputetë nuk kanë punuar kurrë më parë ose kanë punuar siç thotë ai, në të zezën, gjë që ka bërë që ata t’i ikin tatimeve.

“Albin Kurti a ka punu dikund? Punë e kanë Lëvizjen Vetëvendosje, pa asnjë përvojë. Madje, unë mora informata që 48 deputetë, nuk po them që janë të gjithë të LVV’së, por besoj shumica, për herë të parë kanë hapur xhirollogari bankare kur janë bërë deputetë. Që i bie këta nuk kanë punuar kurrë përpara, ose kanë punuar në të zezën dhe s’kanë marrë rrogë zyrtarisht. I kanë ik tatimeve ose kanë punu në mënyrë informale. Unë kështu po e shoh. Sipas informataive të administratës, për herë të parë kanë hap xhirollogari kur kanë hy në Kuvend të Kosovës”, ka thënë Selmanaj në Kanal 10.

Ai ka vazhduar me kritika ndaj qeverisë Kurti, duke thënë se: “Tani, nëse flasim për një Qeveri të tillë jo kompetente, edhe për nga dija edhe për nga eksperienca, sepse s’kanë punu përpara kurrë asnjë punë tjetër, normalisht që rezultatet kanë me qenë në ekonomi keq, në drejtësi keq, në kapje klasike të shtetit keq”, ka thënë Selmanaj.