Murati: Reciprociteti në të drejta, deri në zgjidhjen e plotë të problemit

0
460

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati në emisionin “Rubikon” me Adriatik Kelmendin në Kohavision ka deklaruar se reciprociteti në të drejta, deri në zgjidhjen e plotë të problemit përmes ndryshimit të kufijve me Serbinë është opsioni më i mirë për bërjen e një shteti funksional.

Përndryshe, është e papranueshme që 5% e popullsisë të ketë fuqinë e bllokimit të tërë shtetit të Kosovës.

Murati ka deklaruar se ndryshimi i politikës amerikane në lidhje me raportet Kosovë-Serbi përbën rast historik për ne dhe ne duhet ta shfrytëzojmë atë me guxim e mençuri e jo të ndalemi në ruajtjen e privilegjeve të serbëve, që faktikisht e bëjnë Kosovën jofunksionale.