Murati: Zhvillimet e tanishme çojnë në përfshirjen amerikane në dialogun Kosovë-Serbi

0
510

Në emisionin “Monitor” të RTK-së, Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati ka deklaruar se status quo-ja e krijuar në Kosovë bashkë me dështimin e dialogut që ka filluar më 2011 e që është fasilituar nga BE po çojnë drejt përfshirjes më të fuqishme të SHBA-ve në marrëveshjen përfundimtare në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Nuk shoh ndonjë disponim as tek partitë opozitare për zgjedhje të reja, të parakohshme.  Unë shoh që prapa kësaj “bllokade”, apo status quo-je ndërhyrjen amerikane për ta marr rolin kryesor në dialog dhe në zgjidhjen përfundimtare”, deklaroi Murati.

“Ekzistojnë skandale të shumta në Kosovë të cilat mbulohen me kauza të mëdha. Prandaj, është e rëndësishme që të zgjidhen problemet e mëdha politike të Kosovës në mënyrë që të kemi mundësi t’u kthehemi problemeve të përditshme të qytetarëve”, u shpreh Murati.