Mushkolaj: Jarania kushton, 30 mijë euro sa për fillim

Analisti, Imer Mushkolaj, përmes një statusi në Facebook, ka reaguar përsëri në lidhje me aferën korruptive të këshilltarit të Liburn Aliut.

“Jarania kushton. 30 mijë euro sa për fillim”, ka shkruar Mushkolaj.

Gjatë ditës së mërkurë në media është raportuar për një aferë korruptive ku është i përfshirë Florent Ramqaj, këshilltari i ministrit Liburn Aliu.