Mushkolaj kritikon Qeverinë: E ndreqën Kosovën, tash edhe Shqipëria iu ka mbetë keq

Analisti Imer Mushkolaj ka kritikuar angazhimet e fundit nga Lëvizja Vetëvendosje në Shqipëri.

Analisti Imer Mushkolaj ka reaguar për angazhimet e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Kryeministrit Albin Kurti në fushatën zgjedhore në Shqipëri.

Derisa anëtarë të shumtë të VV-së edhe tani gjenden në Shqipëri, Mushkolaj ka reaguar ashpër me një postim në profilin e tij në Facebook.

Postimi i plotë:

Nuk është me rëndësi pandemia, as ekonomia, më me rëndësi është a po fiton Boikeni n’Shqipëri a jo. E ndreqën Kosovën, tash edhe Shqipëria iu ka mbetë keq