Mushkolaj: Kurti do të themelonte partinë në Maqedoni por s’ia lejon ligji, ai dështoi në Shqipëri

Analisti Imer Mushkolaj, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të themelonte partinë në Maqedoninë e Veriut, por këtë nuk ia lejon ligji atje.

Në emisionin “Debat Plus”, Mushkolaj thotë se Kurti e ka gjetur mënyrën që të hyjë në lista zgjedhore.

Ai theksoi se kryeministri Kurti me partinë e tij, dështoi në Shqipëri.Mushkolaj e konsideron këtë si një hyrje flagrante të VV-së dhe Kurtit në Shqipëri.

“Albin Kurti do të themelonte partinë në Maqedoni por nuk ia lejon ligji, dhe ai ka gjetur këtë mënyrën që të hyjë në lista zgjedhore. Kurti ka dështuar në Shqipëri dhe shumë mirë që ka dështuar dhe ishte një hyrje flagrante e VV-së dhe Kurtit në Shqipëri, atje iu shua partia …”, thotë Mushkolaj.Ai cilëson se shfrytëzimi i emrit të kryeministrit Kurti “është një propagandë”.