Mushkolaj për SBAShK-un: Sindikatë shantazhuese

Analisti, Imer Mushkolaj, ka komentuar grevën 2 orëshe për nesër të paralajmëruar nga SBAShK-u.

Mushkolaj SBAShK-un e ka quajtur sindikatë shantazhuese pasi që ende nuk ka një vendim nga ana e Gjykatës Kushtetuse për Ligjin për Paga, prandaj sipas tij është e panevojshme që pa pasur një vendim nga Kushtetuesja të ketë grevë në arsim.

“Gjykata Kushtetuese ende nuk ka vendosur rreth Ligjit për Pagat. SBASHK’u nuk e pret përgjigjen, por nis grevën në arsim. Sindikatë shantazhuese”, ka shkruar Mushkolaj në Facebook.

Ky veprim i SBAShK-ut është rrjedhë e vendimit të fundit nga Institucioni i Avokatit të Popullit që Ligjin për Paga e ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese për të rishikuar Ligjin që ka pasur shumë kritika që nuk ka rritje të barabartë të pagave brenda sektorit publik dhe atë privat.