Musliu: Albin Kurti e sheh në ëndërr Hashim Thaçin

Ganimete Musliu, deputete e PDK-së, ka qenë e ftuar në emisionin “Debat Plus”, ku ka folur për zhvillimet e fundit politike, përfshirë tensionet në veri të Kosovës.

Musliu ka vlerësuar se kryeministri Albin Kurti vazhon të merret me figurën e Hashim Thaçit. Sipas zonjës Musliu, Kurti e sheh në ëndërr ish-presidentin e Kosovës, që vazhdon të gjykohet në Gjykatën Speciale.

“Kurti edhe në ëndërr e sheh Hashim Thaçin. Qe dy vite Hashim Thaçi është jashtë politike duke u merr me problem të tjera, duke u sfidu për Kosovën e ky akoma merret me të. Hashim Thaçi edhe i vdekur ka më shumë peshë se Kurti. Ky vuan nga ky kompleks…momentin kur do të kthehet e përmend Thaçin, vuan të jetë ai.” – ka deklaruar ajo.