Musliu flet pas raportimit të drejtorit të AKI-së: Banorët e Deçanit të mos kenë panik sa i përket sigurisë nacionale

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, njëherësh anëtare e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Ganimete Musliu është deklaruar pas raportimit të drejtorit të AKI-së, Petrit Ajeti.

Musliu theksoi se nga AKI janë siguruar se sa i përket sigurisë nacionale në vend gjithçka është në rregull.

Ajo theksoi se banorët e Deçanit, por edhe gjithë Kosovës nuk kanë pse brengosen sa i përket kësaj çështje.

“Sot kemi pas në njoftim drejtorin e AKI-së dhe kemi dashur që qytetarët e Kosovës ti sigurojmë për sa i përket anës së sigurisë kombëtarë dhe kompetencave që ka AKI-ja në këtë drejtim.Sot e kishim në njoftim drejtorin i cili na njoftoi për së afërmi lidhur me këtë proces.Ne nuk mund ta quajmë as helmim,pasi nuk ka analiza të vërtetuara se çfarë vërtetë është duke ndodhur atje.Këto përfundime nxirren nga institucionet shëndetësorë që të dimë a është helmim, epidemi apo ndonjë problem tjetër”, tha Musliu, shkruan lajmi.net.

Tutje ajo theksoi se raportimi ishte i fokusuar në sigurinë nacionale.

“Mund të them me bindje të plotë se qytetarët e Deçanit s’duhet të kenë panik sa i përket anës së sigurisë kombëtarë dhe përgjegjësive që ka AKI. AKI është në kryerje të detyrës dhe me të gjitha kapacitet po vëzhgon çdo lëvizje atje.Kaq na tha edhe drejtori në komision, pasi s’ka as të dhëna përfundimtare janë të dhënë preliminare pas s’është ende e saktë situata për atë çfarë po ndodhë me shëndetin e qytetarëve.Në këto moment duhet theksuar se s’ka vend për panik sa i përket sigurisë naiconale. AKI po vepron në Deçan dhe është në krye të detyrës kudo.Është një lajm i mirë për ne, por edhe për qytetarët e Kosovës”, shtoi ajo.