Ndaj deklaratave skandaloze të këshilltarit të Kurtit, reagon deputeti i VV-së

Deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Haliti ka reaguar ndaj deklaratave skandaloze të Shkelzen Gashit, këshilltar i kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, shkruan Fokusi.info.

Deputeti Haliti ka kërkuar nga Shkelzen Gashi që të kërkoj falje publike për deklaratat skandaloze dhe të ofrojë dorëheqje të menjëhershme nga posti i tij.

Postimi i deputetit Enver Haliti:

Si ish ushtar i UÇK-së,
Deputet i Kuvendit të Kosovës dhe si aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje, kërkoj nga Shkëlzen Gashi që të kërkoj falje publike për deklaratat skandaloze dhe të dëmshme, duke ofruar dorëheqje morale të mënjëhershme nga posti i tij, në të kundërtën kërkoj publikisht nga Kryeministri Kurti që ta liroj nga detyra menjëherë.

Gashi ka deklaruar sot se UÇK dhe ushtarët e saj kanë vrarë mijëra civilë serbë të pafajshëm gjatë dhe pas luftës.

Këshilltari i Kurtit ka kërkuar që Gjykata Speciale t’i dënojë ushtarët e UÇK-së.

“Unë mendoj që po janë faktet e organizatave ndërkombëtare që flasin për krime që individ nga radhët e UÇK ‘së i kanë bërë ndaj civilëve të pafajshëm dhe unë mendoj që duhet me u dënu”, ka deklaruar ai.