Musliu Hotit: Ose silluni si zot shtëpie ose dorëzojeni zotshpillakun

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti për mosshënimin e Ditës së Flamurit, e ditëlindjes së komandantit Adem Jashari dhe ditës së Forcës, si çdo vit tjetër.

Sipas saj, kjo festë u tentua që të shëmtohet duke “luajtur” me shkolla, “u krijua konfuzitet se a do të ketë mësim të hënën a po jo, e që dukej si një vend pa zot shtëpie”.

“Zotri kryeminister, e di që fushata në Podujevë për juve ka qenë shumë e rëndësishme, por ju duhet të silleni si zot shtëpie, ju bëj vërejtje se këtë nuk jeni duke bërë me nderë këtë detyrë. Ose silluni si zot shtëpie ose dorëzojeni zotshpillakun sepse ka kush e udhëheqë Kosovën dhe ka kush i kryen detyrat e shtëpisë”, ka deklaruar Musliu në fjalën e saj në Kuvend./Fokusi.info/