Lirim Gula, kosovari i parë që kalon Atlantikun me varkë të vogël (video)

36 ditë, 10 orë e 32 minuta. Për kaq kohë, Lirim Gula, u bë kosovari i parë që kaloi Atlantikun, ku bashkë me shokët e tij, Rufus, Charlie dhe James, me një varkë të vogël, udhëtuan me qëllim që të mbledhin para për fëmijët me kancer.

Në një intervistë ekskluzive për emisionin “Express” të KTV-së, Gula, tregoi për përvojën e tij 36-ditëshe.

Ai tregoi se për të gjithë këtë aktivitet u bë shkas një shok, i cili kishte vdekur vite më parë nga kanceri dhe prandaj, katër shokë, Gula dhe tre anglezë tjerë, Charlie, Rufus dhe James, e morën këtë rrugë për të rritur fondet për fëmijët që luftojnë me kancerin.

Gula, po ashtu, tha se gjatë tërë kësaj aventure, ndonëse shumë e bukur, gjëja e vetme që mendonte ishte të shihte tokën, dhe ishte, hera e parë që ai ishte emocionuar dhe kishte qarë kur kishte parë prindërit.

“Të tjerëve ju them ta bëjnë mirëpo për vete, jo më, mjaft ishte një herë”, tha ai.

Për më tepër, shikoni videon.