Musliu i reagon Bashës: Ty e VV-në gjumi s’po ju merr nga frika se mos po i lirojnë ata që falë tyre ti sot jeton i lirë

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, i ka reaguar deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, i cili me ironi të martën komentoi intervistën e ish-presidentit, Hashim Thaçi.

”S’un ishin t’u çu PDK-ja sot, shumë përmallshëm!  Bile ata që e kanë votu Gjykatën Speciale n’shtrat ishin met, teslim ishin”, kishte shkruar Basha në Facebook.

E sipas Musliut, Basha këtë postim e ka bërë për të fituar “bravo“ nga Dejona Mihali e rrjedhimisht nga Albin Kurti.

Ajo tha se do të shihen në Kuvend me “zdravo”, duke shtuar se PDK-ja krenohet me Kosovën, dnërkaq VV-ja me dëshmitarët në Hagë.

”Messengeri  i zdravo’s e paska lëshu perlen e radhës në garën e çoroditur për ta fituar një “bravo” nga Dejona e rrjedhimisht edhe nga Pinokio.  PDK-ja krenohet me Kosovën e ju  vazhdoni krenohuni me “gllumacat” e VV-së në Hagë. Nuk kanë thënë kot: “ Mos i vet se t’kallxojnë vet”.

”Dimal, ty e VV-në gjumi s’po ju merr nga frika se mos po i lirojnë ata që, vetēm falë veprës së tyre, ti sot jeton i lirë në Kosovë“.

”Rrena i ka këmbët e shkurta. Shihemi në Parlament, me “zdravo”, “energji, miell e vaj”, me Ridin e Martinin, me Gevallën e Ngavcin, me Nagipin e me “darsmat e zhvendosura nëpër institucione”, ka shkruar Musliu