“Pse more s’po pushoni pak” – Agim Veliu këshillon gazetarët kur pyetet për mbledhjen e LDK-së

Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu deri sa ishte duke hyrë në selinë e kësaj partie nuk ka pranuar të flas për media, madje ai u ka sugjeruar gazetarëve që të ‘pushojnë pak’.

“Pse more s’po pushoni pak”, iu është drejtuar Veliu gazetarëve deri sa ata e pyesin për takimin e sotëm.

Gjatë ditës së sotme është mbledhur Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Në takim po marrin pjesë Isa Mustafa, Avdullah Hoti, Kujtim Shala, Agim Veliu, Vjosa Osmani të cilët janë parë duke hyrë në zyrat e Kryesisë së LDK-së.