Musliu: Kurti e Osmani nuk e morën mundin t’i shkruajnë as dy rreshta për të masakruarit në Izbicë

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, i ka bërë pyetje publike kryeministrit Albin Kurtit dhe presidentes Vjosa Osmanin, për masakrën e Izbicës.

Përmes një statusin në profilin e saj zyrtar në Facebook, Musliu ka shkruar se gjatë ditës së djeshme në Drenicë përkatësisht në Izbicë të Skenderajt u përkujtuan 147 shqiptarë të masakruar me 28 Mars 1999, por që kjo masakër u injorua nga Kurti dhe Osmani.

Ndër të tjera ajo ka shkruar se masakra e Izbicës është dëshmia më e fortë për gjenocidin serb në Kosovë.