Musliu: Kurti nuk pranon t’i rrisë pagat, ai po u jep qytetarëve ushqim me lugë të vogël të makiatos

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu tha se kryeministri Albin Kurti nuk pranon t’i rrisë pagat.

Ajo në Klan Kosova ka thënë se Kurti me subvencionimin prej 100 eurosh nuk po bën zgjidhje afatgjate.

“Albin Kurti nuk pranon t’i rrisë pagat, cila është zgjidhja, sot ku kanë përfunduar 100 eurot, po e marrim shembull i kanë marrë familjet ose fëmijët i kanë marrë 100 euro këtë fundmuaj, të gjitha këto kanë përfunduar në markete, nuk ka zgjidhje afatgjate”.

“Çka mund të bëhet sot me 100 euro në muaj, përveç që të mbushësh një shportë ushqimore për, 4-5 ditë, kjo nuk është zgjidhje”, është shprehur ajo.