Musliu: Siguria në vend ka degraduar, Qeveria do e fajësoj dikë tjetër për dështimet e tyre

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka mbajtur sot një konferencë për media lidhur me situatën e sigurisë në vend, e cila sipas saj ka degraduar.

Musliu është shprehur se Qeveria e drejtuar nga Avdullah Hoti ka dështuar sa i përket fushës së sigurisë.

“Qeveria Hoti është duke bërë përpjekje maksimale që të fshihet mbrapa një sjellje viktimizuese. Ajo të vetmin qëllim e ka që nesër ta fajësoj dikë tjetër edhe për dështimet në fushën e sigurisë. Mirëpo përgjegjësia i takon kësaj qeverie. Kjo qeveri e lodhtë dhe ky kryeministër anemik në dukje, e teper arrogant në veprime, duhet menjëherë ta ndërprejnë mentalitetin primitiv të përndjekjeve dhe të shkarkimeve pa kurrfarë kriteri” është shprehur Musliu.

“Partia Demokratike e Kosovës edhe njëherë shpreh shqetësim për gjendjen e sigurisë në vend, vjedhjet, grabitjet dhe plaçkitjet e shumta që kanë ndodhë e po ndodhin çdo ditë duke e rënduar jetën e qytetarëve dhe duke e sfiduar durimin e tyre”.

“Partia Demokratike e Kosovës ia kujton Qeverisë Hoti se Institucionet shtetërore te sigurisë nuk jane asete partiake dhe nuk guxojmë t’i mbyllim sytë e të lejojmë të shkatërrohet investimi me vite shtetit te Kosoves dhe të miqve tanë ndërkombëtarë”, ka shtuar ajo.