Hysni Gucati përcillet për në aeroport nën masa të rrepta sigurie

Nën përcjellje të rreptë të policisë së Eulex-it, Hysni Gucati është nisur drejt Aeroportit të Prishtinës, pasditen e sotme.

Kreu i veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, ka ardhur sot në Prishtinë, për ta vizituar nënën e tij, e cila po trajtohet në Klinikën e Onkologjisë në Prishtinë.

Menjëherë pas takimit me nënën, Gucati është nisur për në Hagë.

Gazeta Express ka siguruar një video të eskortës që po e bartte Gucatin për në aeroport, pak kohë pasi doli nga spitali, ku e vizitoi nënën e tij.