Nuk e ndalin gazin: Shoferi me veturë 3Z, ia shkel mbi 180 km/h

Një veturë me tabela zyrtare 3Z është xhiruar sot, duke thyer rregullat e komunikacionit në autostradën “Ibrahim Rugova”, përgjatë pjesës që kalon nga Suhareka për në Duhël.

Nuk janë të pakta rastet kur zyrtarët e shtetit po shkelin rregullat e komunikacionit me vetura zyrtare e shpesh po rrezikojnë edhe pjesëmarrësit në komunikacion.

Rast i tillë ka ndodhur edhe sot, derisa një veturë 3Z ka vozitur me mbi 180 kilometra në orë në autostradë, rrugë kjo e cila shpejtësia maksimale është 120 kilometra në orë.

Video e cila është publikuar në grupin “Marakli t’kerreve”, shfaq veturën zyrtare Peugeot duke tejkaluar shpejtësinë.

Qytetari që ka publikuar videon është shprehur i revoltuar, pasi që minuta më parë Policia e kishte dënuar atë me gjobë për tejkalim shpejtësie.

Më poshtë keni videon e publikuar.