Mustafa arrin në selinë e partisë, pritet të fillojë takimi për caktimin e kandidatit për kryeministër

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa posa ka mbërritur në zyrat e selisë së partisë.

Ai pritet të takohet me Kryesinë e Ngushtë të LDK-së për të vendosur për emrin e kandidatit për kryeministër.

Këtë takim e ka konfirmuar sot GazetaBlic nga një burim brenda LDK-së.

”Sot, në ora 13:00 pritet që Kryesia e ngushtë e LDK-së të vendos për emrin e kandidatit për kryeministër”, tha ky burim i Gazeta Blic.

Në ndërkohë Vjosa Osmani pak më parë ka konfirmuar që ajo nuk është ftuar që të jetë pjesë e këtij takimi të thirrur nga Mustafa.