Mustafa: Drejtësia ndërkombëtare do ta konfirmojë se lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe e pastër

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka reaguar pas propozimit për aktakuzë nga Gjykata Speciale për presidentin Hashim Thaçi dhe kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli.

Mustafa ka thënë që beson që lufta për liri e UÇK-së ishte e drejtë dhe se kjo do të konfirmohet edhe nga drejtësia ndërkombëtare.

“Besoj thellë se lufta e UÇK-së. Ishte dhe do të konfirmohet nga drejtësia ndërkombëtare si luftë e drejtë dhe pastër, se luftëtarët e UÇK-së luftuan për ta mbrojtur popullin e Kosovës nga terrori, likuidimi dhe gjenocidi serb”, ka shkruar Mustafa.