Sejdiu për koalicionin LV-PDK: Ky është lajm i mirë për Kosovën

Analisti Dardan Sejdiu ka reaguar pas arritjes së koalicionit të parë qeverisës në mes të LV-së dhe PDK-së në komunën e Gjilanit.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se më në fund po vendoset në normalitet marrëveshja politike për qeverisje.

“Ky është lajm i mirë për Kosovën, më në fund po vendoset në normalitet marrëveshja politike për qeverisje! Fillim i mbarë i vitit 2022. Sa më shumë diskutim e bashkëpunim, sa ma pak etiketa përgjithësuese, aq më mirë për vendin. Ecim përpara vetëm me punë e bashkëpunim”, ka shkruar Sejdiu.