Mustafa flet pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm, ky është mesazhi për VV-në

Kreu i LDK’së, Isa Msutafa, ka folur pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të LDK’së në të cilin është diskutuar për rrjedhat e diskutimeve me VV’në për çështjen e koalicionit.

Mustafa ka thënë se Këshilli i Përgjithshëm i LDK’së ka kërkuar që pjesë e marrëveshjes me VV’në të jenë të gjitha pozitat shtetërore, në mënyrë që koalicioni të vazhdojë për katër vjet dhe të mos sfidohet kur të vijë koha për zgjedhjen e presidentit.

“ Ne kishim mbledhjen e KP-së në të cilin informova anëtarët e deputetët e zgjedhur, kryetarët e komunave, me ecurinë e bisedimeve që kemi pasur deri më tani me VV’në për koalicionin e mundshëm qeverisës. Mund t’iu them që LDK mbetet e përkushtuar të vazhdojmë përpjekjet që të arrijmë një koalicion për bashkëqeverisje me Lëvizjen Vetëvendosje”.

“Ky koalicion nuk duhet të shikohet si koalicion i rivalëve politik, por si koalicion i partneriteti i destinuar për ndryshime ne qeverisjen me të mirë të vendit”.

“Këshilli ishte i bindur që LDK duhet të vlerësohet karshi përkrahjes që ka marrë nga qytetarët ne zgjedhjet e 6 tetorit, qoftë në ndarjen e përgjegjësive me VV”në, qoftë edhe në programin qeverisës që është harmonizuar”.

“Ne do të vazhdojmë t’i përgjigjemi ftesës së VV’së për takimet e ardhshme. Vlerësojmë se nëse do të ketë vullnet politik, besim, çështja e marrëveshjes duhet të arrihet”.

“ Nga Këshilli i Përgjithshëm janë të pajtimit se pjesë e marrëveshjes duhet të jenë të gjitha pozitat, me të cilat do të sfidohet ky koalicion qeverisës gjatë katër viteve. Dhe trajtimi i këtyre pozitive të jet në pajtim me koalicionin tonë që të zgjatë katër vjet, dhe jo që do të sfidohet “, ka përfunduar Mustafa.