​Ambasada britanike do të mbikëqyrë rekrutimin në pozita të larta

Nënshkruhet memorandumi i bashkëpunimit në mes Kuvendit të Republikës së Kosovës, Zyrës së Kryeministrit dhe Ambasadës Britanike në Kosovë për të siguruar emërime profesionale të udhëheqësve të institucioneve dhe organeve publike, nëpërmes proceseve të drejta dhe transparente të rekrutimit.

Në këtë ceremoni kanë marrë pjesë Ambasadori britanik Nicholas Abbott, kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti, të cilët nuk u deklaruan për media.

Kësi lloj bashkëpunimi me këtë ambasadë ka ndodhur edhe në vitet paraprake.