Mustafa ia dërgon me shkrim kundërofertën Kurtit

0
228

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa ia ka dërguar me shkrim sot Lëvizjes Vetëvendosje ofertën që e kishin bërë edhe me mbledhjen e fundit në 8 janar, raporton Gazeta Express.

Zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa ka njoftuar se këtë ofertë e kanë përcjellë me shkrim me kërkesë të kryetarit të LV-së, Albin Kurtit.

“Sot, kryetari i LDK-së z. Mustafa, me kërkesë të kryetarit të LVV-së z. Kurti, i ka dërguar me shkrim propozimin e LDK-së të shpalosur verbalisht në takimin e 8 janarit 2020”, kanë deklaruar nga LDK-ja.

Propozimi i 8 janarit ishte që ministritë të ndaheshin 5 me 5, ndërsa kryeparlamentari ti kthehej LDK-së e gjithashtu edhe presidenti t’i takojë kësaj partie

Derisa, në njoftimin për media theksohet se sot s’pritet të ketë takim mes Kurtit e Mustafës.