Mustafa s’e mohon koalicionin me AKR-në: Me Pacollin kemi bashkëpunuar edhe më herët

Koalicioni mes LDK-së dhe AKR-së siç duket është drejt finalizimit.

Për këtë çështje, në një intervistë ekskluzive për lajmi.net ka folur edhe kryetari i LDK-së, Isa Mustafa.

Mustafa ka thënë se nëse AKR dëshiron të jetë pjesë e listës së LDK-së, për këtë të fundit do të ishte e mirëseardhur.

I pari i LDK-së, ka ritheksuar se partia e tij bashkë me atë të Pacollit edhe në të kaluarën kanë pasur bashkëpunim politik.