Parashikimi i motit për Shqipëri

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se sot parashikohet mot i kthjellët me shtim vranësirash mesatare deri të dendura prej orëve të mesditës, deri në ato të pasdites.

Në mbrëmje moti parashikohet i kthjellët.

Përgjatë zonave malore dhe kodrinore përreth tyre reshjet e shiut parashikohen të jenë me intensitet të ulët si dhe mesatar në formën e shtrëngatave, shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Në një kohë afatshkurtër dhe të izoluara reshjet do të jenë intensive shoqëruar edhe me breshër. Mjegullinë lokale në orët e mëngjesit. Era do të fryjë me drejtim Juglindje – Veriperëndim 1-8 m/sek. Valëzimi në dete i forcës 0-1 ballë.