Mustafa: Vërtetë dikush po tallet me qytetarët!

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa i është përgjigjur ministrit Lekaj, duke i thënë se vërtetë dikush po tallet me qytetarët.

Përmes një postimi në Facebook, Mustafa i thotë Lekajt se derisa po gjykohen rreth 20 zyrtarë të tij për korrupsion, e ka gjetur të merret me opozitën.

Statusi i plotë i tij:

“Ministri Lekaj, derisa po gjykohen rreth 20 zyrtarë të tij për korrupsion, e ka gjetur të merret me opozitën. Vërtetë, dikush po tallet me qytetarët! Veç jo opozita.
Ministri do të ishte më mirë të mendojë, si prind që është, se sa janë nga shoferët me leje të blera nga zyrtarët e tij, që po vrasin fëmijët tanë nëper rrugë. Dhe të ndjej përgjegjësi. E jo të tregojë sesi duhet të mbetet në pushtet”. IM