Shpërthejnë me eksploziv bankomatin

Persona të panjohur me mjete shpërthyese (eksploziv) kanë thyer bankomatin e një banke.

Një rast i rëndë i tentim-vjedhjes dhe shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm që ka rezultuar edhe me dëmtim të pasurisë ka ndodhur në Rahovec.

Policia e Kosovës raporton se persona të panjohur me mjete shpërthyese (eksploziv) kanë thyer bankomatin e një banke, por nuk kishin arrit që të marrin apo hapin kasafortën.

Të dyshuarit kanë arritur të largohen nga vendi i ngjarjes me një veturë të tipit Audi A4 ngjyrë bronzi me targa vendore.

“Rr. Avdulla Bugari, Rahovec 27.12.2019 – 01:30. Raportohet se persona të panjohur me mjete plasëse (eksploziv) kishin thyer bankomatin e një banke, por nuk kishin arrit që ta marrin apo hapin kasafortën e parave. Të dyshuarit kishin arrite të largohen nga vendi i ngjarjes me një veturë të tipit Audi A4 ngjyrë bronzi në pjesën e pasme kishte pas të vendosur një targë vendore. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante policore dhe rasti po hetohet nga kompetentët”, thuhet në raportin e Policisë.