Mustafi mund të largohet nga Arsenali

E ardhmja e Shkodran Mustafit duket të jetë larg Arsenalit, pasi që klubi anglez po mendon ta shesë futbollistin shqiptar në fund të sezonit, sepse ai po shfaq pasiguri në mbrojtje.

Mbrojtësi shqiptar nuk po i jep siguri mbrojtjes së “Gunners”, prandaj largimi i tij duket i pashmangshëm.

Trajneri Unai Emery e ka humbur besimin tek përfaqësuesi gjerman dhe po mendon për shitjen e tij.

Përkundër faktit se i ka realizuar dy gola, ai ka hasur në vështirësi në mbrojtje.

Prandaj, mediat britanike raportojnë se Arsenali është duke i menduar tashmë opsionet që do ta zëvendësojnë Mustafin në Londër.

Ish-futbollisti i Sampdorias dhe Valencias nuk e ka fshehur dëshirën për t’u rikthyer në futbollin gjerman.