Muzikanti shqiptar rimekson me çifteli këngën “Con Calma”, reagon Daddy Yankee

Daddy Yankee është një ndër këngëtarët më të mirë të industrisë muzikore latine.

Ai së bashku me Snowin kohë më parë ka publikuar video këngën , “Con Calma”, e që deri më tani është shikuar mbi 1,1 miliard herë në YouTube.

Një djalë shqiptar i cili realizon herë pas here covera me çifteli të këngëve të famshme, Jurgen Peçnikaj, publikoi në llogarinë personale në Instagram variante të ndryshme të këngëve.

Tropojani muaj më parë kishe publikuar edhe një cover të këngës së lartcekur dhe kjo ka tërhequr vëmendjen e këngëtarit portorikan.

Yankeet duket se i ka pëlqyer tejet shumë versioni i remiksuar dhe ka ndarë edhe në llogarinë e vetë të rrjeteve sociale.

Ndryshe, Daddy Yankee numëron thuajse 30 milionë ndjekës në Instagram dhe disa dhjetëra miliona në Facebook. /Telegrafi/

https://vimeo.com/346812216