Këngëtarja Lindita Selimi, publikoi koverin e ri “Qaj me Lot”

Lindita Selimi me talentin e saj në muzikë, ka arritur që të marrë vëmendjen e publikut duke publikuar disa këngë (cover), të cilat janë pritur mjaft mirë nga publiku.

Zëri i saj karakteristik dhe mënyra e interpretimit të disa këngëve që i ka publikuar, ka bërë që ajo të mbledhë miliona shikime në Youtube, raporton Veriu.info

Ajo ka vazhduar edhe me koverin e ri “Qaj me Lot”, ku qysh në fillim vërehet se është mirëpritur nga publiku.